ARLI DEZINFEKTIME

Kompania Arli International, me qëndër në Maminas, është themeluar si person fizik në vitin 1992. Është shndërruar në person juridik në vitin 1996. Ushtron veprimtari ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe trojet shqiptare (Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi). Shumëllojshmëria e artikujve bujqësorë është karakteristika e kësaj kompanie. Pesticidet, plehërat, fidanët e pemëve frutore, ullinjëve e agrumeve, hardhive e bimëve dekorative importohen nga kompani të njohura në Europë dhe në botë midis të cilave përmendim: SIPCAM Oxon-Itali, Gianoccaro-Itali, COOP Agri-Francë, Apollon-Sh.B.A, Zheng-Kinë. Farërat cilësore të perimeve, grurit, bimëve foragjere e misrit importohen nga Larossa Emanuele-Itali, Bologna Sementi-Itali.

null
null
null
null

Sherbimet Tona

DEZINFEKTIM

Dezinfektimi eshte procesi i heqjes se organizmave te demshem te cilet shkaktojne semundje dhe infeksione. Kemi dy lloje dezinfektimesh, ate parandalues dhe qendror. Dezinfektimi parandalues konsiston ne parandalimin dhe shmangien e infeksioneve te ndryshem. Dezinfektimi perdoret ne procesin qe ndodh kur infektimi eshte perhapur dhe ka per qellim bllokimin e shperndarjes. Kryhet ne menyre periodike dhe zgjat deri kur burimi i infeksionit zhduket plotesisht.Ne kete moment sygjerohet te ndiqet dezinfektimi parandalues.

DEZINSEKTIM

Dezinsektimi konsiston ne procesin e heqjes se insekteve irritues dhe te demshem. Per te mund ta realizuar kete fillimisht duhet te identifikohet prania e insektit, lloji i tij si dhe niveli i infektimit. Pas identifikimit te tyre parandalohet hyrja e insekteve ne zone, pastrohet zona prej tyre si dhe eleminohet mundesia e perhapjes se infeksionit.

DERATIZIM

Deratizimi konsiston kryesisht ne metoden e luftimit te minjve. Luftimi i tyre eshte nje proces i luftimit dhe elemimit te produkteve qe ata konsumojne si dhe izolimi dhe mbyllja e rrugeve te kalimit te tyre ne objektet ne monitorim. Shume i rendesishem eshte dhe mbajtja e paster e ambienteve duke mos krijuar ne kete menyre nje ambjent te favorshem per ta.Mundesojme sherbime deratizimi per qytete dhe ambjente te jashme, zona komerciale dhe rezidenciale.

TYMOSJA

Tymi ka aftesine te depertoje thelle ne siperfaqe duke mundesuar keshtu te depertoje thelle ne siperfaqe dhe te shkaterroje cdo faze te evolucionit te insekteve. Fillimisht inspektohen ambjentet ku do te aplikohet tymosja, mbyllet dhe izolohet zona ne fjale, aplikohet tymosja dhe me pas ajroset zona, behet inspektimi perkates dhe dorezohet nje raport i detajuar mbi procesin.

MBROJTJA E DRURIT

Veprim ndaj parazitëve (krimbave të drurit) dhe myshqeve. Bochemit dhe Lignofix janë zakonisht të dizenjuara për t’u shpërndarë dhe spërkatur në dy faza të një pas njëshme. Maruyama 330EC me tubin e saj 100m dhe presionin 3.5 atm është teknologjia e përdorur.Efekt maksimal ndaj vrimëhapësve mund të arrihet në periudhën me Qeshorit dhe Gushtit, kur krimbat lënë drurin për periudhën e çiftëzimit. Mënyra më efikase për trajtimin e krimbave të drurit është aplikimi i një doze 6g/1sip³ të PH3.

PASTRIME

Kryhet duke spërkatur me Roundup, Roundup Biaktiv, Dominator.Këto janë formulime sistematike jo-selektive të cilat pranohen nga pjesa asimiluese e bimës dhe transferrohen në rrënjë. Kjo metodë aplikohet në vende të mbi populluar me bimë, në anë të rrugëve, kanale, shinat e trenit.Para fillimit të pastrimit, kryhet dezinsektimi dhe dezinfektimi profilaktik. Glasat e pëllumbave zhduken duke u konsideruar si mbetje të rrezikshme biologjike sipas kodit 020106. Është e nevojshme përsëritja e proçesit të dezinfektimit dhe dezinsektimit pas pastimit të të gjithë zonës.